Al-Itihad i Benzema nuk luan në Champions-in aziatik për motive politike

per benzema
Ndeshja mes iranianëve të Sepahan dhe sauditëve të Al-Itihad, e vlefshme për javën e dytë të fazës të grupeve të Ligës të Kampioneve aziatike, nuk do të mbahet pasi ekipi vendas ka refuzuar që të largojë nga ambientet e stadiumit bustin e Kasem Soleimanit, gjeneralit iranian të Pasdaran të vrarë më 3 janar të 2020 nga ushtria Amerikane në Irak.
Në bazë të këtij refuzimi skuadra e drejtuar nga Nuno Espirito Santo, ku luan Benzema dhe Kanté, ka marrë vendimin ekstrem për të mos u paraqitur në këtë impiant. Federata Aziatike e Futbollit (AFC) ka argumentuar se ky takim nuk do të luhet “për shkak të rrethanave të paparashikuara”.
Në 2018 Riadi zyrtar kishte futur në listën e terroristëve Soleimanin dhe disa komandantë të tjerë të “Quds Force” (ushtarë elite të ngarkuar për operacionet jashtë Iranit). Al-Itihad u kishte kërkuar iranianëve që të hiqnin bustin e Soleimanit pasi e konsideronin si një provokim. Ai ka qenë lider i Pasdaran, organizatë kjo e cila konsiderohet si krahu i hekurt i rregjimit të Ajatollahut.