Categories: LajmeSportFutboll

Al Ittihad vuan formën jo të mirë të Benzema

Situata është e trazuar në Al Ittihad, skuadër ku militon edhe Karim Benzema. Pas ndeshjes së radhës në ligën e Arabisë Saudite, futbollisti spanjoll duket se është shumë larg liderit të ekipit. Një situatë shumë e vështirë kjo, që ve në rrezik serioz edhe pozicionin e trajnerit Santo në krye të skuadrës së Jeddah. E presioni shtohet ndaj Al Ittihad, kur në më pak se një muaj ai do të presë skuadrat që do të luajnë nga 12-22 dhjetor në Kupën e Botës për Klube.

Al Ittihad duhet të kalojë të paktën dy raunde kualifikuese, i pari kundër Auckland City më 12 dhjetor, për të qenë në gjysmëfinale. E nëse eliminon skuadrën e Zelandës së Re, do të kishte një tjetër duel të komplikuar ndaj Al Ahly të Egjiptit. Por ajo që shqetëson edhe më shumë skuadërn është forma jo e mirë e Benzema. Spanjolli ka shënuar 5 gola në dhjetë ndeshjet e ligës që ka luajtur. Shifra jo të mira, e larg nivelit që pritet nga fituesi i Topit të Artë në vitin 2022.

Nga francezi kërkohet më shumë. Dhe Benzema nuk e ka bërë ende debutimin e tij në Championsin e Azisë pasi drejtuesit e skuadrës po e rezervojnë sulmuesin 35-vjeçar për fazën e rëndësishme kualifikuese të kampionëve të Azisë. Ndaj sytë e të gjithëve janë të drejtuar te Benzema dhe Nuno Santo. Pra Kupa e Botës për Klube nuk vjen në kohën më të mirë. E ajo mund të sjellë lavdinë për Al Ittihad ose goditjen e fundit për një sezon të parregullt.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Hamilton-Leclerc, “çifti” më i bukur i F1

Hamilton-Lëklerk është dyshja e pilotëve që do të marrë vëmendjen më të madhe gjatë botërorit…

5 hours ago

Dybala përmbys Porton, Roma në 16-she

Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Europa League, Roma erdhi nga prapa për të…

5 hours ago

Europa League, Fenerbahce siguron kualifikimin

Fenerbahce shkon në raundin e 1/8-tave të Europa League. Në ndeshjen e dytë të zhvilluar,…

5 hours ago

Zyrtari amerikan kritika Zelenskyt: Ndalo së kritikuari Trumpin, nënshkruaj marrëveshje minerale

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i kanë thënë Ukrainës që të ndalojë keqardhjen ndaj Donald…

5 hours ago

Incidenti ajror në Toronto/ Kompania kompeson secilin udhëtar me 30 mijë dollarë

Delta Air Lines ka njoftuar se do të ofrojë një kompensim prej 30 mijë dollarësh…

5 hours ago

Kryesia e PD miraton listën e kandidatëve që do hyjnë ne primare më 1 mars

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listat e kandidatëve që do të garojnë me njëri-tjetrin…

5 hours ago

This website uses cookies.