Al Shifa, po kthehet në një varrezë

f826777443964ed5bdc87eda05e44036

f826777443964ed5bdc87eda05e44036

Al Shifa, spitali më i madh i Gazës, po kthehet në varrezë.  “Rreth spitalit ka trupa të pajetë që nuk mund as të varrosen dhe as të çohen në ndonjë morg. Spitali nuk funksionon më ashtu sic duhet të funksiononte. Po kthehet në një varrezë”, u shpreh zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Kristian Lindmeier ( Kristian Lindmeier ). 

Edhe mjekët kanë folur për trupat e pajetë që po shtohen dhe po dekompozohen në spital. Dr. Mohamed Abu Selmia u shpreh për BBC se autoritetet izraelite nuk kishin dhënë leje për të larguar trupat nga kompleksi spitalor. 

Ndërkohë ka shqetësime për fatin e dhjetra foshnjave të lindura në prematurë që nuk mund të mbahen në inkubatorë për shkak të ndërprerjeve të energjisë. Sipas doktor Selmias, shtatë foshnja të tilla kanë humbur jetën për shkak të mungesës së oksigjenit.  

Mark Regev, një këshilltar i lartë i kryeministrit izraelit Netanjahu, u shpreh se vendi i tij kishte ofruar zgjidhje praktike për evakuimin e foshnjave dhe akuzoi Hamasin se nuk kishte pranuar propozimet.  

Përveç Al Shifas edhe spitale të tjerë në Rripin e Gazës po përballen me një sërë vështirësish, si mungesë të medikamenteve, pajisjseve shëndetësore si dhe energjisë elektrike për shkak të luftimeve dhe bllokadës që Izraeli vendosi ndaj enklavës kur Hamas ndërmorri sulmet e tij ndaj Izraelit në datën 7 tetor. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.