ferrari pilotet
Nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Ferrarin, fundjava e Çmimit të Madh të Meksikës. Dy pilotët e skuadrës së kuqe janë ndjerë keq. Si Charles Leclerc ashtu edhe Carlos Sainz, po luftojnë me disa probleme fizike. Sidomos mungesa e pilotit spanjoll në konferencën e shtypit për pilotë bëri bujë, pasi arsyeja e dhënë nga drejtuesit e Ferrarit ishte e paqartë.
Nga zyrat e Maranelos i siguruan të gjithë nëpërmjet rrjeteve sociale, pa dhënë shumë shpjegime: “Carlos nuk ndihet mirë dhe nuk do të jetë në konferencë. Nuk ka asgjë serioze, presim që ai të kthehet dhe të jetë gati të hipë në makinë”. Por edhe Leclerc nuk po shkon më mirë, sepse ai ende po vuan nga dhimbjet e dhëmbit.
Megjithatë piloti nga Monako siguron: “Kjo situatë nuk do të ndikojë në paraqitjen time – shpjegoi ai. – Për të drejtuar makinën dhe për të qenë i afë për të garuar gjatë fundjavës, do të marr disa qetësues të fortë. Mendova se ishin dhëmbët e pjekurisë, por nuk është ashtu. Kam një dhimbje koke që më vjen pikërisht nga një pjesë e nofullës, e papërcaktuar qartë”.
Pra, kushtet nuk janë më të mirat për Ferrarin në kuadër të garës meksikane. Të gjithë janë në ankth për të marrë lajme më të mira në orët në vijim për gjendjen shëndetësore të dy pilotëve të Ferrarit.
Gjatë qëndrimit në Berlin, ku po zhvillohet panairi botëror për turizmin, ITB 2025, ministrja e…
Besimtarët katolikë kanë nisur periudhën e krezhmeve. E Mërkura e përhimë shënon fillimin e 7…
Ushqimi që konsumojmë çdo ditë, ka një rëndësi thelbësore për shëndetin tonë. Cilësia e produkteve,…
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka nisur prej disa ditësh punimet mirëmbajtëse dhe restauruese,…
Bashkia e Vaut të Dejës ka hartuar planin social lokal 2025-2028. Përpara miratimit në Këshillin…
Gjimnazi “28 Nëntori” organizoi një aktivitet në kuadër të 7 Marsit. Dedikim i veçantë ishte…
This website uses cookies.