Alarmi për cigaren elektronike – 11-vjeçarët shqiptarë të 4-tët në Evropë për përdorim

11-vjeçarët shqiptarë e kanë renditur Shqipërinë në vendin e 4-rt në Europë në lidhje me përqindjen e lartë të përdorimit të cigareve elektronike. Studimi më I fundit I OBSH mbi sjelljet e adoleshentëve zbardh trendin shqetësues të përdorimit të cigareve elektronike ndërsa konstaton ulje të përdorimit të duhanit tradicional.

Për Shqipërinë konsiderohet problematike konsumi i cigareve elektronike në moshën 11-vjecare sidomos tek djemtë duke e renditur Shqipërinë në vendin e 4. Kjo tendencë vjen duke rënë me rritjen e grup moshës pasi vihet re që grup moshat e rritur është një problem mbarë botëror,” tha Gentiana Qirjako.

OBSH thekson faktin se popullariteti në rritje I cigareve elektronike tek adoleshentët mund të kërcënojë përparimin e bërë dekadat e fundit në kontrollin e duhanit tradicional.

Kjo organizatë parashtron nevojën kritike për strategji gjithëpërfshirëse nga të gjitha vendet me qëllim zvogëlimin e përdorimit të tyre për të parandaluar dëmtimet e shëndetit sidomos mes të rinjve.

Do të jetë rishikimi i politikave të aksesit ndaj këtyre produkteve, e shoqëruar kjo me një ndërgjegjësim shumë më të madh që çdo produkt duhani është i dëmshëm për shëndetin,” tha Qirjako.

OBSH i rekomandon vendeve të përfshira në studim politika mbi çmimet, taksat rregullimin e politikave të marketingut si dhe iniciativa konkrete për edukimin e të rinjve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.