Alban Dudushi në RTSH / Gazetari tregon të fshehtat e emisionit më të ri “3D”
Një tjetër emision i shtohet së shpejti numrit të madh të prodhimeve të reja në ekranin e Radiotelevizionit Shqiptar. Bëhet fjalë për emisionin “3D” me autor gazetarin e njohur Alban Dudushi, i cili do të jetë prime time absolut në katër ditë të javës: e hënë, e martë, e enjte dhe premte, pasi të mërkurën do të respektohen kontratat sportive.
Përgatitjet për emisionin tashmë janë drejt fundit dhe Alban Dudushi zbuloi në studion e RTSH 24 detajet e pathëna deri tani.
Me një përvojë shumëvjeçare në media, Alban Dudushi tregon arsyet pse pranoi pa asnjë hezitim ofertën e RTSH për emisionin “3D”.
Por duket se lidhja e tij me RTSH-në nuk fillon tani. Për gazetarin e njohur ky raport është i hershëm dhe i profileve të ndryshme tashmë.
Alban Dudushi jo vetëm nuk i trembet rivalitetit në tregun mediatik, por premton se do të sjellë për publikun një emision me debate dhe mesazhe të forta nga Shqipëria dhe përtej saj.