Albin Kurti në shtëpinë e mjeshtrit Zef Çoba / Çoba: Arti luan një rol fisnik në vëllazërimin e njerëzve
“Shkodra një qytet që inkurajon dhe inspiron përmes artit”, kështu e cilësoi në rrjetet sociale takimin e zhvilluar me kompozitorin Zef Coba, kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Kompozitori Çoba tregon mbi qëllimet e kësaj vizite.
Krijuesi i hitit “Xhamadani vija vija” shprehet i hapur për bashkëpunime dhe projekte të tjera , që mund të vijnë me artistë nga trevat shqipfolëse.
Takime të tilla duhet të shërbejnë edhe si një moment reflektimi, pasi krijmtaria bashkon popujt.
Takimi mes kompozitorit Zef Çoba dhe kryeministrit Albin Kurti është i dyti në harkun kohor të 2 muajve, ku në fokus mbetet evidentimi i vlerave të përbashkëta kulturore dhe artistike mes dy vendeve.