Categories: LajmeRajoni

Albin Kurti pret në takim Rita Orën: E ke bërë krenar Kosovën

Kryeministri Albin Kurti ka pritur këngëtaren shqiptare me famë botërore Rita Ora. E pranishme në Kosovë së bashku me bashkëshortin në ditëlindjen e 33-të të saj, gjatë takimit me Kurtin, këngëtarja Rita Ora u shpreh me emocione që i takon kombit shqiptar.

Kjo është një mënyrë e mrekullueshme për të kaluar ditëlindjen time. Jam 33 vjeçe sot dhe mendoj që kemi bërë një punë të mirë deri tani.

Sot ka qenë një takim frymëzues dhe emocionues. Mendoj që kemi projekte të jashtëzakonshme për vitin e ardhshëm. Ky udhëtim dhe ky takim më ka bërë shumë entuziaste për të ardhmen”, tha Rita Ora në takim me kryeministrin.

Nga ana e tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e falënderoi këngëtaren që e ka bërë shtetin e saj krenar.

Faleminderit Rita që na ke bërë shumë krenarë si njerëz, si shtet. Ka qenë një e diel e paharruar për mua. Duhet të shikoj përsëri videon që të sigurohem se ishte e vërtetë”, tha Kurti, i cili ka shkruar edhe një status në rrjetin social X.

Rita Ora ka arritur majat më të larta të suksesit dhe njohjes në mbarë botën, duke nderuar gjithmonë rrënjët dhe kulturën e saj në atdhe. Ishte një nder të prisja atë dhe Taika Waititi sot ne ditëlindjen e saj. Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re duken pa kufi përballë artit”, ka shkruar kryeministri Kurti.

I nderuar për vizitën në Kosovë u shpreh edhe bashkëshorti i Ritës.

Është hera ime e parë këtu dhe jam i nderuar që të vijë e vizitojë vendlindjen e gruas time. Është një energji dhe sjellje e njëjtë si e njerëzve prej nga vij unë, andaj ndjehem si në shtëpi”, tha se Taika Waititi që ka origjinë nga Zelanda e Re.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shqipëria turistike në Berlin, Kumbaro: Sfida, turizmi elitar dhe strukturat akomoduese

Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…

11 hours ago

Real-Atletico, Simeone: Ta shijojmë

Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…

11 hours ago

Reali, Ancelotti: Me Atleticon vendoset në ndeshjen e kthimit

Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…

11 hours ago

Arsenali, Arteta nuk i zë besë PSV-së: Eliminuan Juven

Liga e Kampioneve, faza e 16-shes,  në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…

11 hours ago

Futsal Euro 2026: Sfida e radhës me Kazakistanin, trajneri Resuli fton 13 futbollistë

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…

11 hours ago

Granit Xhaka përpara duelit me Bajernin: Mos na konsideroni favoritë, dimë se si munden bavarezët!

Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…

11 hours ago

This website uses cookies.