Albin Kurti shpall fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhje: Do të formoj qeverinë e re

Albin Kurti shpall fitoren

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpallur fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare të së dielës, duke theksuar se ky rezultat është si rezultat i një qeverisjeje të mirë dhe të suksesshme. Kurti falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe siguroi se koalicioni i tij do të formojë Qeverinë e re “Kurti 3”.

Gjatë një prononcimi për mediat, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen masive në zgjedhjet parlamentare dhe për votimin pa incidente, duke theksuar se procesi ishte i lirë, demokratik dhe i ndershëm. Ai falënderoi gjithashtu policinë për sigurinë e ruajtur gjatë procesit zgjedhor.

“Zgjedhjet ishin të lira, demokratike dhe të ndershme. Faleminderit për besimin e dhënë nga votuesit e koalicionit tonë. Ky është një rezultat i një qeverisjeje të mirë,” tha Kurti, duke theksuar se koalicioni i tij fitues do të formojë Qeverinë e re të Kosovës, Kurti 3.

Kurti theksoi se edhe pse partitë e tjera mund të bashkohen, ato nuk mund të krijojnë qeveri pa votat e Vetëvendosjes.

Ai tha qytetarët i kanë rezistuar një lufte hibride, kundër Vetëvendosjes, duke shtuar se “populli fitoi, fitoi Vetëvendosja”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.