“Albumi i II-të”, ribotohet pas 56 vitesh, libri trajton në një spektër gjithëpërfshirës figurën e Nolit

Fan Noli u risoll për lexuesit shqiptarë brenda dhe jashtë vendit në trajtën e tij të plotë përmes librit “Albumi i II-të” me autor Qerim Panaritin. Ribotimi i tij vjen për herë të parë pas 56 vitesh dhe ai u mundësua nga Vitor Martini, një ndër personat që iu desh të përballej me regjimin për disa dekada.
Për librin “Albumi i II-të” ishte i pranishëm edhe shkrimtari Preç Zogaj. Ai u shpreh rreth dimensionit të figurës historike.
Ribotimi i librit “Albumi i II-të” përpiqet të sjellë tek lexuesi disa të vërteta të shkruara prej një nga njerëzit e tij më të afërt të Nolit siç ishte Qerim Panariti.
