Aldo Bumçi: Tani që morëm vulën, do rrëzojmë regjimin e Edi Ramës

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka deklaruar në studion e RTSH-së se pas vendimit të djeshëm për marrjen e vulës nga ana e Rithemelimit, tani misioni i opozitës është rrëzimi i qeverisë së kryeministrit Rama.

Sipas Bumçit, opozita ka përballë një regjim dhe si i tillë ai duhet shembur, sipas tij.  

Kjo është një fitore e demokracisë. Vendimi i djeshëm është i mirë për shqiptarët pasi opozita e detyron qeverinë të japë llogari. Ne kemi përballë një regjim. Përballë regjimit emëruesi i përbashkët është demokracia dhe rrëzimi i regjimit. Nga 33 vite tranzicion, 13 vite ka qeverisur PD-ja, 20 vite PS-ja. Veprat më të mëdha kanë qenë në periudhën e PD-së. Kur Berisha vjen në këtë moment, çfarë bën ai në këtë moment e dorëzon. Thirrja jonë është për çdo demokrat dhe opozitar”, u shpreh Aldo Bumçi.

Bumçi vuri në dukje gjithashtu se kryeministri Rama është i frikësuar nga potenciali politik i ish-kryeministrit Berisha.

Pse ia hoqi emrin partisë 2 ditë para regjistrimit në zgjedhje. E para, kjo s’ka ndodhur në 33 vjet. Është Edi Rama që e bën këtë. E dyta, pse ia hoqi z. Berisha emrin nga fleta e votimit? Koalicioni mund të propozojë këdo. S’ka nevojë të jesh kryetar partie që të drejtosh një koalicion. Nëse z. Berisha nuk ka vota, nuk ka mbështetje, lëre në fletën e votimit dhe ai nuk do të votohet. Pse ndërmori hapa që nuk kanë ndodhur kurrë, që nuk është vetëm frika, pse e arrestoi pa akuzë. Nuk ka akuzë z. Berisha. Rama e burgosi, i mori emrin e partisë. Kjo është një shkarje demokratike. Sot ka një opozitë përkundrejt çdo parashikimi që ishte shkatërrimi dhe thërrmimi i saj”, tha Bumçi.  

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.