Aleanca e Partive Liberale të Evropës kërkon nga Serbia të hetojnë sulmin terrorist në Banjskë
Grupi i Partive Liberale të Evropës (ALDE), ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës.
Byroja e ALDE, u bën thirrje autoriteteve në Serbi që të bashkëpunojnë plotësisht me komunitetin ndërkombëtar dhe me autoritetet e Kosovës në hetimin dhe sjelljen para drejtësisë të përgjegjësve për sulmin kundër patrullave të Policisë së Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku.
“Autoritetet në Serbi duhet të përmbahen nga mbështetja dhe inkurajimi i sulmeve të dhunshme kundër Kosovës dhe duhet të angazhohen plotësisht për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën si parakusht për anëtarësimin në BE” thekson ALDE
Aleanca e Partive Liberale të Evropës beson fuqimisht se afrimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në do të ndihmojë në nxitjen e stabilitetit dhe sigurisë.
“Prandaj ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian të shtojë përpjekjet e tij dhe të sigurojë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përshpejtojë ritmin dhe të sjellë përparim drejt reformave dhe normalizimit mes dy vendeve.