Categories: BotaLajmePolitikë

Aleanca e Partive Liberale të Evropës kërkon nga Serbia të hetojnë sulmin terrorist në Banjskë

Grupi i Partive Liberale të Evropës (ALDE), ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës.

Byroja e ALDE,  u bën thirrje autoriteteve në Serbi që të bashkëpunojnë plotësisht me komunitetin ndërkombëtar dhe me autoritetet e Kosovës në hetimin dhe sjelljen para drejtësisë të përgjegjësve për sulmin kundër patrullave të Policisë së Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

“Autoritetet në Serbi duhet të përmbahen nga mbështetja dhe inkurajimi i sulmeve të dhunshme kundër Kosovës dhe duhet të angazhohen plotësisht për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën si parakusht për anëtarësimin në BE” thekson ALDE

Aleanca e Partive Liberale të Evropës beson fuqimisht se afrimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në do të ndihmojë në nxitjen e stabilitetit dhe sigurisë.

“Prandaj ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian të shtojë përpjekjet e tij dhe të sigurojë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përshpejtojë ritmin dhe të sjellë përparim drejt reformave dhe normalizimit mes dy vendeve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

1 day ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

1 day ago

Loti 2 i rrugës së Dukagjinit – Kryetari i Bashkisë Shkodër inspekton punimet në pjesën Lotaj- Ndërlysaj

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…

1 day ago

Të rinjtë që frymëzojnë –  Lorela dhe Elia janë vlerësuar si aktiviste të spikatura edhe nga AKR

Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…

1 day ago

Projekte transformuese në Malësi të Madhe – FSHZH projekt 2 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së turizmit

Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…

1 day ago

Takimet autoriale në bibliotekë – Koloreto Cukali ishte i ftuar për librin “Marshi funebër i gjelave të detit”

Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…

1 day ago

This website uses cookies.