Categories: LajmePolitikë

Aleanca kundër trafikimit të emigrantëve, Balla: Marrëveshja Shqipëri-Itali, model për t’u ndjekur

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se marrëveshja e nënshkruar midis Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e emigrantëve është një model që duhet ndjekur dhe që ka marrë vlerësimin e Bashkimit Evropian.

 “Ajo që ne kemi bërë me Italinë, pra marrëveshja, është një model, i cili jo vetëm që merr vlerësimin edhe të kolegëve me të cilët kam biseduar apo përfaqësuesit e KE, sikurse ishte bisede me Komisionerit Varhelyi, por ajo që është më e rëndësishme është që duhet të kuptojmë që sfida që kemi përballë, është një sfidë që nuk mund ta përballojë vetëm një vend i cili ka kufijtë apo pozicionin gjeografik për t’u përballur me të.

Duhet të kuptojmë që kjo është një sfidë që ka nevojë për partneritet, për solidaritet, për bashkëpunim. Mesazhi im në këtë konferencë është që në përballjen me sfidën globale të emigracionit na duhet që të vendosim si prioritete, parimet e partneritetit, bashkëpunimit dhe solidaritetit”, theksoi Ministri i Brendshëm në proncimin për mediat pas pjesëmarrjes në konferencën e Aleancës Globale kundër Trafikimit të Emigrantëve të mbajtur në Bruksel. 

Balla, në një panoramë që bëri rreth temave të diskutuara dhe takimeve të zhvilluara, u shpreh se “duke marrë pjesë në këtë konferencë ndërkombëtare të rëndësishme të iniciuar nga vetë presidentja e Komisionit Von der Leyen për krijimin e një aleance ndërkombëtare për të përballuar sfidat që vendos tashmë para të gjitha vendeve tona, emigracioni i paligjshëm, kemi pasur mundësi të takohemi edhe me drejtuesit dhe me përfaqësuesit më të lartë të Komisonit”.

Ministri i Brendshëm vuri në dukje gjithashtu se pritshmëritë tona lidhur me procesin “screening” janë që ai të mbyllet brenda 14 muajve të ardhshëm, ndërkohë që paralajmëroi se presim të hapen deri në fund të këtij viti, edhe kapituj të tjerë.

Gjatë takimit me Komisionerin Varhelyi, natyrshëm që pjesa e parë e bisedës lidhet me përfundimin me sukses, në një kohë të shkurtër, 14-mujore, të procesit të “screening”, pra të vlerësimit të përputshmërisë së legjislacionit shqiptare me atë të BE, ose siç quhet ndryshe “acquis comunautaire. Dua ta vlerësoj maksimalisht punë e më shumë se 1000 ekspertëve shqiptarë dhe po aq 1000 ekspertëve të KE-së. Ndërkohë që presim që brenda këtij viti të kemi mundësi të hapim bisedimet për grup-kapitujt e parë, ku përfshihet dhe natyrshëm edhe pjesa që lidhet me kapitullin 23 e 24, “punët e brendshme” dhe “drejtësia”, u shpreh Balla.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

1 day ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

1 day ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

1 day ago

This website uses cookies.