Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, është premtimi më i madh për shqiptarët.
Duke iu referuar zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare që do të mbahen më 11 maj Berisha tha se nëse ai do të vijë në pushtet do të nxirrte vendin nga skamja dhe sipas tij, nuk do të ketë varfëri ekstreme.
Ai vuri në dukje se “‘Made in Albania’ do jetë motoja e krenarisë së shqiptarëve.
“Unë e kuptoj se njerëz të lodhur, njerëz pse dhe jo të rraskapitur nga skamja, të dëshpëruar nga brutaliteti i narkodiktaturës, mendojnë se Shqipëria Madhështore është Shqipëria e largët. Por unë jam sot para jush për të garantuar ata se Shqipëria Madhështore do jetë më e afërt se kurrë dhe do jetë një realitet i mrekullueshëm për shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në botë. Shqipëria Madhështore ka si kusht të të gjitha kushteve që asnjë shqiptar i vetëm të mos njohë më varfërinë ekstreme”, u shpreh Berisha gjatë një konference për mediat.
Sipas tij, Partia Demokratike në qeverisje do të vendosë minimumi jetik 200 euro dhe rrogën minimale 500 euro.
“Në këtë kontekst, paketa jonë për vendosjen e minimumit jetik 200 euro dhe indeksimin e tij të përvitshëm me shkallën e rritjes së çmimeve, vendosja e rrogës minimale 500 euro, e rrogës mesatare 1200 euro, rritja e pensioneve me 20 për qind, ulja e çmimit të naftës me 30-40 për qind, vendosja e kartës së konsumatorit për të gjithë ata që marrin pensione, minimum jetik dhe rroga të ulëta për të rimbursuar shumën përafërsisht 450 euro në vit për ushqimet dhe gjërat bazë që blejnë. Pra, në qoftë se do të flasim në terma apolitike, kjo është kolona e dhembshurisë njerëzore. Shqipëria Madhështore bazohet në kolonën e dhembshurisë njerëzore. Për çka do të ketë në përmbysje të plotë të shpërndarjes së të ardhurave. Shqipëria nuk do ishte kurrë madhështore nëse nuk do ishte Shqipëria e prodhimit të të mirave, Shqipëria e prodhimeve që do mbushin tregjet e vendit dhe tregjet ndërkombëtare. ‘Made in Albania’ do jetë motoja e krenarisë së shqiptarëve. ‘Made in Albania’, etiketa e prodhimit në Shqipëri do përbëjë moton e krenarisë së betejës së shqiptarëve”, tha Berisha.
Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…
Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…
Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…
Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…
Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Berlin është në edicionin e tij të 59-të dhe Shqipëria…
This website uses cookies.