Categories: BotaLajme

Aleati i Trump, Xhim Xhordan dështon të zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve

Republikani Xhim Jordan nuk ka arritur të zgjidhet në krye të dhomës së përfaqësuesve në raundin e parë të votimit që u mbajt atje , pasi pavarësisht lobimit, nuk arriti të merrte të gjitha votat e ligjvënësve të partisë së tij, 20 prej të cilëve refuzuan të votonin pro kongresmenit të djathë nga Ohajo. Jordan fitoi 200 vota në votimin e parë, por që të marrë postin aleatit të Trump i duhen 217 vota. 

Një bllok republikanësh nga Nju Jorku që votuan kundër Jordan cituan si arsye kundërshtinë e tij për përfitimet që marrin të mbijetuarit e sulmeve të 11 shtatorit. Ndërkohë kandidati demokrat Hakeem Jeffries nga Nju Jorkut mori 212 vota, por dhoma e përfaqësuesve dominohet nga republikanët, dhe kjo sasi votash nuk mjaftoi që ai të zgjidhej.  

Joradan ndërkohë u zotua se do të vijonte të punonte dhe shprehu besimin se në fund do të dilte fitues.  

“Po shënojmë përparim. Ndihem mirë për këtë. Do të vijojmë punën”, u shpreh ai për gazetarët.  Jordan ndërkohë ka një histori përplasjesh me anëtarët e partisë së tij. Ai është bashkëthemelues i grupit ultra konservator Hous Freedom Caucus, që dikur u cilësuan si terroristë legjislativë nga ish kreu republikan I dhomës së ulët të kongresit John Boehner.

Dhoma e ulët e kongresit ka ngelur pa kryetar pasi Kevin Mekarthi u shkarkua nga detyra pas një rebelimi të republikanëve. Pa një kryetar, kjo dhomë nuk mund të kalojë ndonjë projektligj apo të miratojë kërkesat e shtëpisë së bardhë për ndihma emergjente, ku përfshihen edhe ato që mund t’i dërgohen Izraelit që po lufton me Hamas. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti për sot- Kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Gjatë ditës së sotme (4 mars) moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira të pakta…

25 minutes ago

Zgjedhjet e 11 majit- Shehi dhe Alibej zyrtarizojnë në KQZ koalicionin “Djathtas për Zhvillim”

Pak përpara përfundimit të afatit zyrtar për regjistrimin në KQZ të koalicioneve që do të…

27 minutes ago

Berlin- Panairi i Turizmit, performon “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”, fituese e Fest 63 në RTSH

“Shkodra Elektronike” fituese e Fest 63 në RTSH, që do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në…

28 minutes ago

Panairi Botëror i Turizmit, Rama: Po të doni të ndiheni si perëndi, ejani në Shqipëri!

Panairi më i madh global i turizmit, ITB, ngriti të hënën siparin, duke pasur Shqipërinë…

31 minutes ago

SHBA përshëndet përpjekjet e udhëhequra nga Evropa për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur një përpjekje të udhëhequr nga Evropa për t'i dhënë fund luftës në…

33 minutes ago

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

16 hours ago

This website uses cookies.