Me suksesin e arritur mbrëmjen e djeshme në transfertë kundër Leçes, Massimiliano Allegri siguroi fitoren e 300 –të në Serie A në karrierë. Vetëm dy trajnerë kanë bërë më mirë se tekniku i Juventusit, që ngjitet në shkallën më të ulët të podiumit në këtë renditje të veçantë.
Në vendin e parë në këtë klasifikim qëndron Giovanni Trapattoni që ka koleksionuar 352 fitore në elitën e futbollit italian si trajner, duke drejtuar skuadra si Milan, Juventus, Inter, Cagliari dhe Fiorentina.
Në vendin e dytë qëndron Nereo Rocco me 302 fitore në Serie A , duke drejtuar skuadrat e Triestinës, Padovës, Milanit, Torinos dhe Fiorentinës.
Massimiliano Allegri, që tashmë ndodhet në kuotën e 300 fitoreve, mund të arrijë dhe të kalojë që këtë sezon vendin e dytë që mbahet nga Nereo Rocco. Por nuk është vetëm ky objektiv për trajnerin aktual të bardhezinjve, që ndodhet vetëm 13 fitore larg nga rekordi i Giovanni Trapattonit, si tekniku i Juventusit me më shumë fitore në Serie A në krye të stolit të “zonjës së vjetër”.
Nga 300 fitoret në elitën e futbollit italian që ka arritur Massimiliano Allegri, 200 kanë qenë në krye të Juventusit. Në 491 ndeshje që ka drejtuar në Serie A, Allegri ka një bilanc shumë pozitiv me 300 fitore, 97 barazime dhe 94 humbje. Në krye të Juventusit tekniku numëron 402 ndeshje (në të gjitha kompeticionet), në të cilat ka arritur 267 fitore, 68 barazime dhe 67 humbje).
Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…
Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…
Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…
Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…
Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…
This website uses cookies.