Aleksandra Pano, vajza që ka lexuar 200 libra, autore e dy librave në moshën 15-vjeçare

Aleksandra Pano ka lexuar rreth 200 libra dhe në moshën 15-vjeçare është autore e dy librave.

Ajo foli për emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” për projektet e saj, dëshirat dhe për rëndësinë e librit për të gjithë moshatarët.

Nisa të shkruaj për njerëzit e mi të dashur, për shokët dhe shoqet dhe më pas shkruaja poezi, kur bëra librin tim të parë dhe mendova se është pasioni im i vërtet.

Pasionin për të lexuar libra mua ma ka ushqyer mami dhe e ka nisur duke më lexuar që në moshën 4 vjeçare më pas më lexonte romane deri në moshën që mësova të lexoja vet. Libri i parë që kam lexuar ma ka shtuar edhe më shumë dëshirën për librin. Kam lexuar shumë libra, por ai që më ka pëlqyer më shume ka qenë “Ditari i pambaruar” dhe ja këshilloj të gjithë adoleshenteve për ta lexuar.

Vështirësia më e madhe që kam pasur për të shkruar libra ishte se nuk dija çfarë të shtoja dhe të hiqja apo gjetja e një emri është më i vështirë se vetë zhvillmi i ngjarjes, pjesa e botimit nuk i kam pasur vështirësi unë por prindërit. Sapo kam përfunduar një roman të tretë, këtë herë ngjarja nuk zhvillohet në Shqipëri por në Japoni, kjo është e vetmja gjë që mund të zbuloj”, u shpreh autorja e re.

E pyetur nga gazetarja se cili është mesazhi që Aleksandra do të kishte për moshatarët e saj, ajo u shpreh se leximi është shume i rëndësishëm.

Leximi i librave është i rëndësishëm por edhe fëmijëve që ju pëlqen teknologjia nuk është diçka e keqe por problemi është si e përdorin teknologjinë. Leximi jo vetëm të informon në shumë fusha të ndryshme por të bën edhe njeri më të mirë. Karriera ime si shkrimtare nuk do të jetë gjeja e vetme që dua të fokusohem”, tha Aleksandra.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

11 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

11 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

11 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

11 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

11 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

12 hours ago

This website uses cookies.