Alergjia tek fëmijët – Duda: Këshilla më e mirë, vaksinimi

Format e alergjisë vijojnë të prekin më së shumti fëmijët.
Bluzat e bardha thonë se shpeshherë alergjia ngatërrohet me gripin stinor, ndaj nuk duhen neglizhuar simptomat.
Mënyra më e mirë e mbrojtjes edhe për këtë kategori mbetet vaksinimi. Sipas alergologës, Holta Duda, prindërit nuk duhet të hezitojnë në vaksinimin e fëmijëve, pasi për alergjikët çdo virozë stinore rendon komplikacionet ndaj tyre.
Mjekët kërkojnë që në të gjitha rastet, orientimi të mos jetë drejt farmacive, por tek mjekët e familjës të cilët më pas i dresojnë pranë specialistëve të alergologjisë, për të parandaluar rëndesat dhe bllokimet.