Alergjitë nga ushqimet – Tek moshat pediatrike, problematike produktet e konservuara

Veç alergjive të shkaktuara nga faktorët mjedisorë, fëmijët mund të preken edhe nga alergjitë ushqimore. Alergologët bëjnë me dije se alergjitë ushqimore shfaqen që në moshë të vogël ndërsa janë disa ushqime që konsiderohen më me risk për të shkaktuar alergji

“Ushqimet e konservuara, patatinat mbajnë rekord për problemet që japin. Ushqimet e tjera me ngjyrues, pijet e konservuara. Hasemi edhe me alergji nga ushqimet e freskëta siç janë veza, bulmetrat apo dhe frutat e thata”, shprehet mjeku alergolog Sokol Agolli.

Janë disa simptoma të cilat identifikojnë një alergji ushqimore.

“Manifestohen me shfaqjen e skuqjes së lëkurës, daljen e puçrrave me forma dhe përmasa të ndryshme, pak të ngritura mbi sipërfaqen e lëkurës. Karakteristikë e probleme alergjike të lëkurës është që nuk qëndrojnë për një kohë të gjatë”, thekson Agolli

Agolli thotë se alergjitë ushqimore janë të kurueshme me medikamente.

Duke filluar nga ato më problematikët, sikurse ushqimet e konservuara, evitimi i tyre është hapi i parë dhe pastaj sipas nevojës, trajtimi me medikamente”, tha ai.

Alergjitë ushqimore që zhvillohen në moshë të rritur ose vazhdojnë në moshë madhore, janë alergji të gjata gjatë gjithë jetës. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.