Alergjitë stinore, mjekët thirrje që të bëhen konsulta periodike
Faktorët klimaterikë si, ndryshimi i temperaturave të ajrit, bashkë me ngrohjen e motit dhe çeljen e luleve ndikojnë në shfaqjen e problemeve të alergjive që mund të sjellin pasoja të rënda për organizmin e që nisin në muajin mars.
Doktoresha Lume Elezi thotë se në javë e para të marsit nuk ka pasur raste të pacientëve që kërkojnë shërbim mjekësore për shkak të alergjive por më së shumti të gripit dhe virozave.
Disa nga simptomat më të shpeshta të alergjisë janë: teshtima të shpeshta, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, kollë, lotim sysh dhe kruarje të syve.
E rëndësishme mbetet për të gjithë personat që mund të preken nga alergjitë kryesisht te fëmijët krahas konsultës me mjekët e specialit mbajtja e një diete të pasur ushqimore si dhe higjiena.