Alergologia Loloci zbulon si të parandalojmë alergjitë sezonale
Alergologia Gjustina Loloci ka deklaruar se alergjitë sezonale janë të shprehura me rilitin alergjik dhe shkaktohen nga alergenti përkatës i sezonit.
Ajo sqaroi se disa individë kanë prediapozitë genetike që të jenë alergjik në një pikë të jetës së tyre.
“Alergjitë janë të shumëllojshme. Po flasim për alergjitë sezonale që janë të shprehura me rilitin alergjik. Alergjitë janë reaksione dhe shkaktohen nga një alergent dhe këtë sezon janë polenet. Ato shkakojnë rilitin në sezonin e tyre përkatës.
Disa indivivë kanë predispozitë genetike që të jenë alergjik në një pikë të jetës së tyre. Ekspozimi ndaj një alergenti të caktuar dhe ndotja që i ampolifikon këto sëmundje”, tha Loloci, ndërsa sqaroi më tej dhe disa nga simptomar e alergjive. Ajo përmendi rrjedhjen e hundëve, kruarjen e syve dhe kollën, si disa prej simptomave më të shpeshta të alergjive.
“Simptomat e alergjisë fillojnë me rrugët e sipërme të frymëmarrjes, rrjedhja e ujshme e hundëve, kruarja e hundës, kruarja e syve, skuqja e tyre, kolla, dhe fishkëllima në kraharor.
Gripi sezonal ka periudhë të shkurtër zhvillimi deri në dy javë. Alergjitë sezonale zgjasin përgjatë gjithë sezonit që alergenti është prezent”, u shpreh Loloci.
Sa i përket parandalimit, alergologjia u shpreh se duhet treguar kujdes nga alergentët, dushi i shpeshtë, mbajtja e syzeve, etj.
“Duke filluar nga fëmijët, nënat të jenë të kujdesshme për ambientin ku jeton. Nëse është zbuluar një alergen i mundshëm ku fëmija bën reaksione alergjike, ajo duhet të bëjë me dije mjekun, mësuesit që ambienti të mos ketë ushqimin përkatës që fëmija është alergjilk. Të marrin mjekimin si duhet. Të rriturit të shmangin zonat e poletizuara, të mos dalin në pikun e peleneve, të përdorin syze, të bëjnë dushe të shpeshta kur futen në shtëpi dhe një sërë këshillash të tjera që kanë të bëjnë me evitimin e tij.
Për trajtimin duhet shkuar te mjeku që të merret mjekimi përkatës. Janë disa alergji që janë vdekje prurëse. Shumicat e alergjive na ulin kualitetin e jetës”, deklaroi Loloci.