Alexander Arnold kërkon të blejë klubin francez
Një lajm i bujshëm vjen nga Franca. Gazeta sportive franceze, “L’Equipe” zbulon se mbrojtësi i krahut i Liverpulit, Trent Alexander-Arnold, synon të blejë klubin e Nantes.
Tashmë është bërë një ofertë prej 100 milionë eurosh dhe mbrojtësi anglez është gati të shkojë deri në 140 milionë, e gjitha kjo nëpërmjet një kompanie investimi angleze me qendër në Londër, e kontrolluar nga babai i tij.
Presidenti i Nantes, Waldemar Kita, megjithatë, nuk do të ishte i gatshëm ta shesë për momentin.