“Alfabetarja e gjuhës shqipe”, vepër e rilindasve shqiptarë
Më 27 shkurt 1879, u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”. Ky botim u bë i mundur në sajë të nismës së Sami Frashërit, të Jani Vretos e të Pashko Vasës.
“Alfabetarja e gjuhës shqipe” nuk përfaqëson një abetare tipike, pasi përfshin një sërë shkrimesh me natyrë didaktike, me autorësinë e nismëtarëve. Në mbrujtjen e saj bashkëpunuan ngushtësisht myslimanë (vëllezërit Frashëri), katolikë (Vasa) dhe ortodoksë (Vreto), të cilët u prinë nga ideali i atdhedashurisë.
Kjo vepër me vlera të larmishme, hodhi themelet e procesit ripërtëritës dhe ripërcaktues të gjuhësisë shqiptare. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se alfabetarja iu dhurua Sulltan Abdyl Hamitit II, i cili dinte të fliste shqip.