Alfred Peza jep dorëheqjen nga Drejtori i Përgjithshëm i RTSH

Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Publik Shqiptar, Alfred Peza, ka paraqitur sot dorëheqjen e parevokueshme.

Kërkesa për dorëheqje është dorëzuar pranë Këshillit Drejtues të RTSH. I emëruar në këtë detyrë në muajin Qershor të vitit 2023, z. Peza u zgjodh në mënyrë unanime nga KDRTSH.

Në platformën e prezantuar për zgjedhjen në këtë detyrë, z. Peza shpalosi planin ambicioz “Për një RTSH sërish të madhe në epokën digjitale”, duke ngritur standardet e RTSH-së dhe duke siguruar që ato të jenë në nivel të shkëlqyer.

Gjatë punës në drejtimin e RTSH-së, z. Peza ndërmori disa reforma të rëndësishme, duke investuar në programe cilësore dhe ekskluzivitete që rritën shikueshmërinë e munguar në televizionin publik. Gjatë një viti si Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së pati një rijetësim të studiove televizive dhe kanaleve të platformës radiotelevizive. Përmes këtyre reformave, RTSH-ja arriti që në një kohë të shkurtër të rikthehet sërish si një zë i rëndësishëm për publikun dhe një aktor konkurrues në tregun mediatik shqiptar.

Alfred Peza ka punuar si gazetar, redaktor, analist mediatik, pedagog dhe Drejtor i Përgjithshëm i disa mediave. Në periudhën 2013–2017 ka shërbyer si deputet dhe nënkryetar i Komisionit të Medias dhe Arsimit në Kuvendin e Shqipërisë. Ai është vlerësuar me çmime dhe tituj të ndryshëm gjatë karrierës së shquar mediatike, ka botuar artikuj të panumërt dhe disa romane.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.