Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Publik Shqiptar, Alfred Peza, ka paraqitur sot dorëheqjen e parevokueshme.
Kërkesa për dorëheqje është dorëzuar pranë Këshillit Drejtues të RTSH. I emëruar në këtë detyrë në muajin Qershor të vitit 2023, z. Peza u zgjodh në mënyrë unanime nga KDRTSH.
Në platformën e prezantuar për zgjedhjen në këtë detyrë, z. Peza shpalosi planin ambicioz “Për një RTSH sërish të madhe në epokën digjitale”, duke ngritur standardet e RTSH-së dhe duke siguruar që ato të jenë në nivel të shkëlqyer.
Gjatë punës në drejtimin e RTSH-së, z. Peza ndërmori disa reforma të rëndësishme, duke investuar në programe cilësore dhe ekskluzivitete që rritën shikueshmërinë e munguar në televizionin publik. Gjatë një viti si Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së pati një rijetësim të studiove televizive dhe kanaleve të platformës radiotelevizive. Përmes këtyre reformave, RTSH-ja arriti që në një kohë të shkurtër të rikthehet sërish si një zë i rëndësishëm për publikun dhe një aktor konkurrues në tregun mediatik shqiptar.
Alfred Peza ka punuar si gazetar, redaktor, analist mediatik, pedagog dhe Drejtor i Përgjithshëm i disa mediave. Në periudhën 2013–2017 ka shërbyer si deputet dhe nënkryetar i Komisionit të Medias dhe Arsimit në Kuvendin e Shqipërisë. Ai është vlerësuar me çmime dhe tituj të ndryshëm gjatë karrierës së shquar mediatike, ka botuar artikuj të panumërt dhe disa romane.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.