Algjeria projektrezolutë për armëpushim urgjent në Rripin e Gazës
Algjeria i ka propozuar një projekt-rezolutë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar midis Izraelit dhe Hamasit, dhe e cila gjithashtu “refuzon zhvendosjen e detyruar të popullatës civile palestineze”.
Drafti gjithashtu kërkon që të gjitha palët të respektojnë ligjin ndërkombëtar dhe bën thirrje për akses të plotë, të shpejtë, të sigurt dhe të papenguar humanitar në të gjithë Rripin e Gazës.
Agjencia thekson se ende nuk dihet se kur do të votohet projekt-rezoluta, për miratimin e së cilës nevojiten të paktën nëntë vota dhe nëse anëtarët e përhershëm SHBA, Britania, Kina, Rusia apo Franca nuk vënë veton.
SHBA dhe Izraeli e kundërshtojnë armëpushimin, duke besuar se do të përfitonte vetëm grupi militant palestinez Hamas.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin përsëriti në një bisedë telefonike me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Galant rëndësinë e sigurimit të dërgimit të pandërprerë të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës dhe falënderoi Galant për përpjekjet e tij për të arritur këtë qëllim të përbashkët, tha Pentagoni.
Deklarata tha se Austin dhe Gallant të enjten diskutuan tranzicionin e Izraelit në operacione me intensitet të ulët në Rripin e Gazës, mbështetjen për një zgjidhje diplomatike të konfliktit përgjatë kufirit izraelito-libanez dhe stabilitetin në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Austin dhe Gallant diskutuan gjithashtu kërcënimet ndaj forcave amerikane të dislokuara në rajonin e Lindjes së Mesme.
“Gallant shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e tre ushtarëve amerikanë në një sulm me dron në Jordani”, thuhet në deklaratë.