Ali Ahmeti propozon Bujar Osmanin si kandidat për president në Maqedoninë e Veriut
Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka propozuar sot Bujar Osmanin si kandidat për president të Maqedonisë së Veriut.
Kjo vjen vetëm pak kohë pasi kryeministër i qeverisë së përokohshme në RMV u zgjodh Talat Xhaferri.
Ju ftoj të bëhemi bashkë për referendumin më të rëndësishëm të kohës për:
Ti themi JO Rusisë, PO Europës!
Ta zgjedhim Presidentin dhe Zëvendës Presidentin me 2/3 e votave dhe me shumicë të dyfishtë të Badinterit.
Bujari t’i prijë këtij ndryshimi që ne e kërkojmë edhe në programin tonë të vitit 2016 edhe atë të 2020
Hapja e Kushtetutës për çështjen e Presidentit, do të mundësojë edhe miratimin e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë dhe vazhdimin e integrimit europian.