Ali Ahmetit i jepet titulli qytetar nderi i Tiranës, Veliaj: Lider dhe frymëzim për shqiptarët
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Velaij i ka dhënë titullin qytetar nderi i Tiranës politikanit të njohur shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.
Ahmeti i cili është edhe kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, është vlerësuar për kontributin ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Tirana i ka me pikatoret qytetarët e nderit, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Kristo Frashëri
Adem Demaçi dhe sot do t’i bashkohet këtij gjerdani të njerëzve që e nderojnë qytetin tonë me qytetarinë e nderit, kryetari ynë, lider, frymëzues Ali Ahmeti”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.
Në ceremoninë që u mbajt në mjediset e këshillit bashkiak të Tiranës kanë marrë pjesë kryeministri Edi Rama, ministra të kabinetit qeveritar, ish-presidentët e vendit Alfred Moisiu dhe Bamir Topi si dhe eksponentë të tjerë të rëndësishëm të politikës shqiptare.