Lajme

Alibali: S’kemi pse shqetësohemi nga telefonata Trump-Vuçiç. Politika amerikane nuk ndryshon

Presidenti Aleksandar Vuçiq bisedoi të dielën në telefon me presidentin republikan, Donald Trump për ta uruar për zgjedhjet dhe për kthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë.

Për analistin, Neritan Alibali nuk ka asgjë për tu shqetësuar pasi sipas tij, telefonata mund të ketë shërbyer si rrugë komunikimi me presidentin rus.

Në emisionin “3D”, Alibali tha se telefonata ndërmjet dy presidentëve nuk do të ndryshojë politikën e Amerikës ndaj Kosovës dhe ndaj çështjes së marrëdhënies së saj me Serbinë.

Sot kam dëgjuar shumë nëpër media që Trump mori në telefon Vuçiq, a thua ky i fundit ishte zgjedhur president i Serbisë. Mendoj që telefonata më tepër se sa brenda rajonit në marrëdhënie me Kosovën, janë shtrirja e një korridori komunikimi me Putin. Pra një korridor jo formal. Nuk mund të kenë direkt një kontakt ndaj mendoj që ndoshta do të ketë një korridor jo formal komunikim.

Sa i përket rajonit, mendoj që një telefonatë ndërmjet dy presidentëve nuk do të ndryshojë politikën e Amerikës ndaj Kosovës dhe ndaj çështjes së marrëdhënies së Kosovës me Serbinë për më tepër që të njejtën politikë ka vazhduar edhe presidenti Trump. SHBA që në kohën e qeverisjes së Trump janë tërhequr si negociator kryesor mes Serbisë dhe Kosovës dhe ja kanë lënë këtë Bashkimit Europian”, tha Alibali.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kryeministri britanik mbështet Zelenskin: Udhëheqësi i zgjedhur në mënyrë demokratike

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer ka folur me Zelensky këtë mbrëmje të…

3 hours ago

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, temperaturat mbeten të ulëta

Gjatë ditës së sotme (20 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte…

4 hours ago

Disiplina, gjobiten Vllaznia, Tirana dhe Bylisi

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur të dënojë me gjoba sërish disa nga klubet…

4 hours ago

Dortmundi fluturon në 16-she, ndaj Sporting mjafton një 0-0

Asnjë surprizë në ndeshjen e parë të mbrëmjes së sotme të vlefshme për play off-in…

4 hours ago

Liverpool ndalet nga Aston Villa

Liverpooli nuk arrin të rrisë epërsinë ndaj Arsenalit, është ndalur në një barazim 2-2 në…

4 hours ago

Super Mbappe, Reali eliminon Cityn, PSG fiton me 7 gola

Ndeshjet e rikthimit në play-off të Champions League në mbrëmjen e sotme kanë dy protagonistë:…

4 hours ago

This website uses cookies.