Categories: LajmePolitikë

Alibeaj me reporteren Santos: Mazhoranca nuk dëshiron ta çojë përpara Reformën Zgjedhore

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, takon reporteren për Shqipërinë në PE, Isabel Santos: Ndamë shqetësimin për zbehjen e përpjekjeve të Shqipërisë në procesin e reformave të nevojshme për Integrimin Europian, veçanërisht reforma zgjedhore

Në një reagim në rrjetet sociale, Alibeaj shkrun se, “me znj. Santos ndamë shqetësimin për zbehjen e përpjekjeve të Shqipërisë në procesin e reformave të nevojshme për Integrimin Europian, duke u ndalur veçanërisht për Reformën Zgjedhore, e cila do të duhet të jetë gjithëpërfshirëse, transparente, dhe të adresojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe rekomandimet e ODHIR.

Në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, vazhdon deputeti demokrat, e njoha znj. Santos mbi ecurinë, garancitë, transparencën, gjithëpërfshirjen e çdo fluksi politik brenda opozitës në mirë përcaktimin e marrjes së vendimeve që ofronte mekanizmi i Komisionit,  i kërkuar që para dy vitesh nga Partia Demokratike.

Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i PD-së e ka informuar reporteren dhe mbi propozimet që ka bërë subjekti i tij politik në komisionin për Reformën Zgjedhore.

“Po ashtu i shpreha, qëndrimet dhe propozimet konkrete të Partisë Demokratike të prezantuara që në Dhjetor 2022 e më pas në Nëntor 2023, nën formën e një projektligji të depozituar në Kuvend, ku adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR mbi shitblerjen e votës, keqpërdorimit të mjeteve dhe burimeve publike në zgjedhje, etj., të shprehura në katër shtylla: Votë për Diasporën; Lista të Hapura; Shqipëria një Zonë Zgjedhore; Votim dhe Numërim Elektronik” shkruan ai. 

Por gjatë takimit z. Alibeaj ka ngritur shqetësimin për mungesën e vullnetit politik nga ana e mazhorancës socialiste për të çuar përpara Reformën Zgjedhore në frymën e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Në fund, e ka siguruar Znj. Santos, për qëndrimet e vendosur dhe të pandryshueshëm të PD-së mbi aleancën parimore me SHBA, BE dhe Mbretërinë e Bashkuar, për mbështetjen e pakushtëzuar ndaj SPAK.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

12 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

12 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

12 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

12 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

12 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

12 hours ago

This website uses cookies.