Categories: LajmePolitikë

Alibeaj: Rezoluta e PS synon të ndërhyjë në Reformën në Drejtësi përmes parlamentit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj gjatë një konference për shtyp së bashku me përfaqësuesin ligjor të PD, Rezart Kthupi, deklaroi se, “se propozimi i PS-së për një Komision të Posaçëm me opozitën, synon që të ndërhyjë në Reformën në Drejtësi”.

Duke iu referuar deklaratës së një ditë më parë të kryeministri Edi Rama që gjatë mbledhjes me deputetetët socialist u shpreh se, “PS paraqiti një projekt-rezolutë për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në bashkimin evropian”.

Sipas z. Alibeaj, kjo synon është të ndërhyhet në reformën në drejtësi sepse në rezolutë nuk fshihet ky synim!’- tha Alibeaj.

“Tashmë publiku u njoh me projekt rezolutën që u hodh në mejdanin e politikës. Për të hedhur pak dritë çfarë ajo përmban, po përdor të njëjtën shprehje që përdora një muaj më parë “Djalli fshihet në detaje. Kemi arritur të ekstraktojmë elementë të rëndësishme në rezolutë që përbëjnë thelbin e saj. Si psh: Palët garantojnë pathyeshmërinë e Reformës së Drejtësi. Fuqizimin e paanësisë së gjyqësorit.Me fjalë të tjera, synimi i deklaruar është të ndërhyhet në Reformën në Drejtësi nëpërmjet Parlamentit” theksoi Alibeaj.

Synimet e mazhorancës sipas Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd nuk fshihen teksa në pikën 8 thonë që për këtë synim do të ngrihet një komision i përhershëm parlamentar.

“I hetuari kërkon të ndryshojë rregullat e atij që heton. Do ta bëjë duke përfshirë Kuvendini, aftësinw parandaluese që sistemi drejtësisë ka. Me këtë rezolutë synojnë diçka të re. SPAK tw  mos shihet si organ që ka hierarkinë mbi politikën. Me këtë rezolutë kërkohet që 110 deputet  marrin vendime dhe  godasin drejtwsinw.  Rama i thotw opinionit se drejtësia e re është produkt i PS-së duke i thënë publikut se është produkt politik. Në fakt është e kundërta, dhe nuk duhet të procedohet” tha nderë të tjera ai”deklaroi deputeti demokrat.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

5 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

6 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

6 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

6 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

6 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

6 hours ago

This website uses cookies.