Categories: LajmePolitikë

Alibeaj: Rithemelimi dhe maxhoranca po bëjnë teatër. Janë bërë bashkë, sepse nuk duan Reformë Zgjedhore

Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore dështoi sërish këtë të martë (6 shkurt), ndërsa bashkëkryetari, Enkelejd Alibeaj ka akuzuar maxhorancën dhe deputetë e Rithemelimit për “teatër”. Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se ata janë bërë bashkë pasi, siç theksoi ai, nuk i intereson një Reformë Zgjedhore.

Ajo që ndodhi sot nuk është gjë tjetër veçse teatri i radhës nga ata që nuk e duan Reformën Zgjedhore, një palë që me atë mënyrë që ka zgjedhur e shndërron mbledhjen e Komisionit në sallë muskujsh dhe nuk është ky qëllimi i Parlamentit. Kemi dhe maxhorancën që në mënyrë sistematike ka treguar që është e prirur të shndërrohet në atë teatër të shëmtuar parlamenti me qëllimin e qartë të mos e bëjë Reformën Zgjedhore. Nuk ka asnjë dyshim për askënd cila është arsye reale se përse të dyja palët nuk e duan dhe duket se janë bashkë.

Propozimet tona, listat e hapura, votimi dhe numërimi elektronik, Shqipëria një zonë elektorale dhe vota e diasporës, janë në interesin publik. Qëndrimi i PD-së është që nëpërmjet ndryshimeve të Kodit Zgjedhor t’i japim në dorë shqiptarëve që të jenë ata që vendosin në mënyrë që Parlamenti të mos jetë kjo farsë e shëmtuar. Të jenë ata që kanë të drejtë ta ndëshkojnë, dhe kjo bëhet vetëm duke patur në dorë instrumentin votë. Çdo përpjekje penguese nuk bën asgjë, veç se i krijon komoditetin maksimal maxhorancës. Edi Rama është mëse komod dhe i qetë me këtë Kod Zgjedhor”, tha Alibeaj.

Lidhur me njoftimin për zhvillimin e mbledhjes online, Alibeaj tha se nuk ka patur dakordësi për zhvillimi e saj të premten, teksa shtoi se ai kishte kërkuar vijimin e mbledhjes online ditën e sotme.  

Nuk ka patur dakordësi për mbledhje online të premten. Ka qenë kërkesë e bashkëkryetarit, ne kemi qenë të gatshëm për ta zhvilluar sot, të dëgjojmë zëri e atyre që janë operatorë apolitik, shoqëria civile”, u shpreh ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Liga e Europës në RTSH/ Roma eliminoi favoritët, Lacio pretendente kryesore sipas super-kompiuterit të OPTA-s

Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…

4 hours ago

Champions League/ Fejnord-Inter mes administrimit të energjive dhe fesë, gjashtë lojtarë agjërojnë

Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…

4 hours ago

Historia e mahnitshme pas “Ushtrisë Terrakota” të Kinës

Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…

4 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, ish-presidenti Moisiu i jep një mesazh klasës politike

Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…

4 hours ago

Konkursi “Eureka n’28” – Hoxha: Zhvillojmë garë mes klasave të 10-ta dhe 11-ta

Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…

5 hours ago

Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Berisha: Asnjë shqiptar nuk do ta njohë varfërinë ekstreme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…

5 hours ago

This website uses cookies.