Aliu: Ja kur u krijua fizionomia e plotë e Radio Tiranës. Shanto: Do doja të bëja emisionin e fundit dhe pastaj të vdisja

Në 85-vjetorin e Radio Tiranës, një prej emrave më të njohur që për shumë vite ka qenë pranë RTSH, jo vetëm si gazetare, por dhe si shefe e redaksisë së fëmijëve dhe rinisë në radio, Liljana Shanto, e ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare”, ka deklaruar se puna e saj në Radio Tirana ka qenë një prej eksperiencave më të mëdha që ka patur në jetë.

Ajo deklaroi se “nuk ka punuar asnjë ditë të jetës”, pasi ka bërë çdo ditë punën që ka dashur gjithmonë.

“Kemi kaluar shumë kohë në radio. Para 4 vitesh e lash punën. Kisha vetëm 1 orë në javë dhe isha e detyruar ta lija dhe kam dhembje.

Ishte shumë bukur të punojë në radio. gati 93% e njerëzve në botë bëjnë punën që nuk dua. Mua më qëlloi të bëj punën që dua.

Do doja të bëja emisionin e fundit dhe pastaj të vdisja. Përjetonim emocione, kisha dhe përplasje me të ftuarit. Kjo të krijonte siklet. Ishte përgjegjësi e madhe”, u shpreh Shanto.

Ndërsa një prej folësve më të njohur në vend, regjisor Xhelil Aliu u shpreh se datën 28 nëntor e pret me shumë kënaqësi, pasi sikurse tha ai, “është dita kur kthehet në shtëpi”, duke iu referuar Radio Tiranës.

“Kur vjen kjo datë, e pres me kënaqësi. Është data që iki në shtëpinë time, sepse radioja u bë shtëpia ime.

Kur erdhëm ne, Radioja ecte me këmbët e veta. Fillimisht pati vështirësi, nuk kishte dhe njerëz. Por si rezultat i njerëzve pasionantë, u krijua fizionomia e radios. Deri në ’61 kishte ecur me 8 orë transmetim gjithsej.

Erdhi një drejtor I cili mblodhi mendjet më të ndritura të kohës, u konsultua me ta dhe krijoi të nxirrte konkluzione ç’të bëhej me radio Tiranën, e cila pas pak kohe kaloi në 19 orë transmetim. U krijua fizionomia e plotë e Radio Tiranës”, u shpreh Aliu.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Liga e Europës në RTSH, nesër shorti në orën 13:00

Në pritje të 90’ të fundit të takimeve të vlefshme për fazën e parë të…

10 hours ago

Këshilli Drejtues shtyn seancën dëgjimore për platformën e dy kandidatëve për Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH

Këshilli Drejtues i RTSH vendosi të shtyjë seancën për paraqitjen e platformave të kandidatëve për…

11 hours ago

Poliklinika e specialiteteve – Lezha: Kemi pajisje dhe specialitete të reja

Krahas zgjerimit të shërbimeve ambulatore, Poliliklinika e rikonstruktuar tashmë ndihmon edhe vetë Spitalin Rajonal, pasi…

11 hours ago

Suksesi i Bekim Balajt në “Studio Sport” – Në fokus edhe Vllaznia e Superiores, suksesi i atletikës dhe lojrat me dorë

Suksesi i kapitenit të Vllaznisë Bekim Balaj me fitimin e tre trofeve të ceremonisë Gala…

11 hours ago

Rikthehen reshjet e borës – Rrugët e kalueshme, në disa fshatra mungon energjia

Kjo e enjte ka rikthyer reshjet e dëborës në lartësitë mbi 800 meter në nivelin…

11 hours ago

Rëndësia ekologjike e ligatinave – Workshop i Klubit Studentor “Fryma e Natyrës”

Të rinjtë e Klubi Studentor “Fryma e Natyrës” veprimtarinë e parë ia kushtuan ligatinave, në…

11 hours ago

This website uses cookies.