Allegri feston 405 pankina me Juventusin: Jam njeri dhe trajner me fat
Kundër Udineses, Massimiliano Allegri arriti kuotën e 405 ndeshjeve në krye të Juventusit, duke barazuar Marcello Lippin në vendin e dytë në këtë renditje të veçantë dhe tashmë ka vetëm Giovanni Trapattonin përpara tij.
Klubi i Juventusit gjithashtu e nderoi trajnerin me një intervistë, të mbushur me pyetje dhe komplimente nga shumë lojtarë të tij nga e kaluara dhe e tashmja. I pari që ndërhyri ishte Giorgio Chiellini, i fundit Mario Mandzukic.
“Zakonisht i gjejmë formacionet e të tjerëve, shpresojmë të godasim edhe tonin, sepse është më e rëndësishme. Kam pasur kënaqësinë dhe nderin të trajnoj kampionë të mëdhenj, por mbi të gjitha burra të medhenj. Në fund kampionatet dhe fitoret e mëdha janë arritur falë këtyre njerezve. Sa herë që flas me ta, emocionohem, ata kanë bërë historinë e Juventusit dhe kombëtares. Unë e konsideroj veten një njeri me fat dhe një trajner me fat. Të jesh në kontakt me kampionë të mëdhenj është një privilegj që e kanë pak njerëz”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Juventusit.