Allegri: Interi favorit për titullin, kthimi në Champions është objektivi i Juventusit

Allegri 1

Allegri 1

Juventusi i Max Allegrit do të luajë sërish të premten ndeshjen e radhës në kampionat dhe pas fitoreve përballë Monzas dhe Napolit, kësaj radhe përballë bardhezinjve do të jetë Genoa e Gilardinos. Për transfertën e nesërme tekniku bardhezi rikuperon Weah, por duhet të bëjë pa shërbimet e Kean, që do të qëndrojë larg fushës së blertë për të paktën 3 javë. Allegri pritet që të konfirmojë formacionin titullar të javës së kaluar, duke i besuar sulmin dyshes Vlahovic- Chiesa.

Objektivi kryesor i Juventusit është rikthimi në krye të renditjes të paktën për 2 netë dhe të shtojë presionin ndaj Interit, që do të luajë ndeshjen respektive në transfertë përballë Lazios. “Ata janë favoritët, janë ndërtuar për të fituar kampionatin. E kanë thënë edhe vetë, e konfirmoi edhe presidenti Zhang. Ne duhet të hedhim hapat me radhë, Genoa është një skuadër që luan shumë mirë në shtëpi”, ka thënë Allegri.

Tekniku ka folur edhe për të ardhmen: “Nuk jam lodhur me punën time. Unë drejtues? Juventusi ka drejtues shumë të mirë. Kur klubi është strukturuar mirë i jep fuqi të gjithë ambientit dhe këtu kështu ndodh prej 100 vitesh. Objektivi kryesor është të kthehemi të luajmë në Champions, ndonëse duhet të luanim që këtë vit”, ka thënë mes të tjerash Allegri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.