Vigjilja e ndeshjes mes Bajer Leverkusen dhe Bajern Mynih është ndezur prej deklaratave të Alonsos në konferencën e zakonshme për shtyp. Pak orë përpara duelit trajneri spanjoll i Bajerit tha se humbja e thellë e pësuar prej të tijve në Mynih nuk do të ishte një pengesë për të tijtë.
“Kjo skuadër ka dhënë prova se bën gjëra të mëdha. Vitin e kaluar kemi fituar Bundesligën pa pësuar asnjë humbje dhe mendoj se kjo sipërmarrje nuk është më e vogël se një përmbysje e mundshme në takimin kundër Bajernit. Na duhet të shënojmë një gol të hershëm e më pas të shikojmë se si do të rrjedhin ngjarjet”, tha Alonso.
Mes të tjerash spanjolli kaloi presionin në kampin bavarez duke thënë: “Ne jemi në pozitat ku nuk kemi asgjë për të humbur. Vetëm Bajerni ka diçka për të humbur pasi 100% të tifozëve të vet besojnë se janë të kualifikuar tashmë”.
Kryendeshja e javës së 12-të në futbollin e femrave Vllaznia-Gramshi përfundoi me fitoren e miqve…
Edhe pse do të luajnë në një stadium të mitik siç është “Anfield Road”, PSG…
Për të rritur përqëndrimim dhe frymën e grupit në ekip në prag të derbit me…
Interi pret sot në mbrëmje ekipin e Fejnordit për të luajtur aktin e dytë të…
Shorti për finalet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” do të hidhet më 31 mars,…
Në një intervistë të dhënë për Reuters, Berni Ekleston u pyet për të bërë një…
This website uses cookies.