2d42437b82c6475eb5722509488cafcb
Në Shqipëri turizmi malor vitet e fundit është kthyer në një destinacion të preferuar për shqiptarët, por edhe turistët e huaj, njofton ATSH.
Natyra e bukur, peizazhe mbresëlënëse, ecjet në brigjet malore janë gjithçka që zgjojnë kuriozitetin e të pasionuarve pas turizmit malor.
Një ndër destinacionet më të vizituara gjatë këtij viti është Parku Kombëtar i Alpeve Shqiptare. Ai përfshin lumin e Gashit, Luginën e Valbonës, Thethin, Vermoshin dhe Bogën.
Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër njofton se “gjatë këtij viti ka pasur një fluks të lartë vizitorësh në Alpe. Vetëm në muajin gusht u vizituan nga 107 500 turistë, nga të cilët 66 mijë vendas dhe 41 500 të huaj”.
Alpet Shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjes së poshtme të lumit Valbona (degë e Drinit).
Ato përfshijnë pjesën veriore të vendit dhe zënë rreth 8 % të tij; kanë pozitë gjeografike tepër të izoluar, sepse rrugët që i lidhin ato me rajonet e tjera të vendit dhe trevat shqiptare jashtë kufirit, janë të pakta dhe në gjendje të keqe.
Tek Alpet dallohen blloqet, malësitë, kurrizet malore dhe luginat.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 31 mars 1999 vendosi për një mobilizim të përgjithshëm për…
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është shprehur se ndihet “shumë i zemëruar” dhe “i mërzitur”,…
OBSH ka bërë një apel urgjent për 8 milion dollarë në ndihmë për përgjigjen e…
Kryetari i Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu bëri thirrje për unitet me rastin e festës…
Pasi për 2 vite u dëgjuan më shumë se 210 dëshmitarë të prokurorisë në gjykimin…
Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla gjatë takimit me shqiptarët që jetojnë në…
This website uses cookies.