Alpet si “magnet” për vizitorët, kalimi Theth-Valbonë, më i preferuari nga shtigjet natyrore
Çdo vit e më shumë turizmi malor po tërheq vëmendjen e mijëra vizitorëve vendas dhe të huaj.
Magjia e Parkut Kombëtar të Alpeve, si një nga territoret më magjepsëse të trevave shqiptare, ka regjistruar rreth 460 mijë vizitorë përgjatë vitit 2024, ku më të shumtë ishin vendasit.
Shtegu Theth-Valbonë vijon të jetë më i preferuari për t’u realizuar.
Sipas Dardhës, janë të shumta arsyet që kanë çuar në rritjen e numrit të vizitorëve në Alpe.
Qarku i Shkodrës përfshin rreth 105 mijë ha sipërfaqe të mbrojtur dhe 115 Monumente Natyrore.