AMA bashkëpunim me Poloninë, Krasniqi: Suksesi vjen nga ndarja e ideve
Një Memorandum Bashkëpunimi i cili bazohet në katër shtylla të rëndësishme që janë matja e audiencës, edukimi mediatik, hulumtimi i opinionit publik, metodologjia e monitorimit të përmbajtjes audiovizive është nënshkruar mes Autoritetit të Mediave Audiovizive shqiptare dhe Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit Polak.
Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi tha se suksesi vjen nga bashkëpunimi duke ndarë idetë dhe planet për të përballuar sfidat e kohës.
“Shpresoj të forcojmë urat e bashkëpunimit dhe pse jo të shkëmbejmë me njeri-tjetrin eksperiencat më të mira në fushat rregullatore të Medias Audiovizive”, u shpreh Krasniqi.
AMA tha kryetarja Krasniqi do të vazhdojë të forcojë dhe zhvillojë më tej bashkëpunimet me partnerë të ndryshëm që punojnë në fushën e mediave, për realizimin e objektivave të përbashkët në luftën kundër gjuhës së urrejtjes, dezinformimit e të tjerë.