Ambasada e SHBA-së në Tiranë, nëpërmjet përmes një postimi në rrjetet sociale, bën të ditur se një delegacion i përbashkët shqiptaro-amerikan i grave në fushën e zbatimit të ligjit ndodhen në Çikago për një seminar me Shoqatën Ndërkombëtare të Grave në Polici 2024.
“Nga data 1 deri më 5 shtator, një delegacion i përbashkët shqiptaro-amerikan i grave në fushën e zbatimit të ligjit është në Çikago me Shoqatën Ndërkombëtare të Grave në Polici 2024”.
Ambasada njofton se, ato do të përfshihen në seminare dhe trajnime mbi mirëqenien, mentorimin, rekrutimin, udhëheqjen, marrëdhëniet me komunitetin, si dhe diversitetin, barazinë, përfshirjen dhe aksesueshmërinë (DEIA).
Pjesëmarrëse në këtë takim janë gra nga 70 vende të botës.
“Së bashku, po nxisim bashkëpunimin global dhe fuqizojmë gratë dhe vajzat në fushën e zbatimit të ligjit”, citohet postimi i Ambasadës.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.