Categories: LajmePolitikë

Ambasada e SHBA në Tiranë takon gjyqtarët e GJKKO dhe Apelit: Pavarësia juaj lufton korrupsionin

Një ekip i Ambasadës amerikane në Tiranë ka zhvilluar një takim me gjyqtarët e GJKKO dhe Apelit të Gjykatës së Posaçme, ku në foks ka qenë pikërisht lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

Ambasada amerikane ka ripërsëritur mbështetjen që SHBA i jep gjyqësorit të pavarur, pasi ata kanë rol kryesor në luftimin e korrupsionit dhe krijimin e një sistemi ligjor transparent.

“Ekipi ynë i Ambasadës së fundmi priti gjyqtarë nga Gjykatat Speciale të Shkallës së Parë dhe të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të theksuar rolin vendimtar të gjyqtarëve të pavarur që shërbejnë me integritet në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e tyre për gjyqtarët e Gjykatave Speciale, pasi ato punojnë për të dhënë drejtësi brenda një sistemi ligjor transparent për të gjithë qytetarët shqiptarë”, shkruan ambasada Amerikanë në Tiranë.

Në këtë takim është ritheksuar edhe njëherë se SHBA mbështet fort reformën në drejtësi dhe funksionin e një sistemi gjyqësor i pavarur dhe i pandikuar. Për të dhënë mesazhin se Shqipëria duhet t’i jap fund pandëshkueshmërisë dhe GJKKO dhe SPAK duhet të bëjnë punën e tyre të pavarur do të jetë edhe vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken i cili vjen në Tiranë më 15 shkurt dhe është parashikuar një takim dhe me kreun e SPAK Altin Dumani.

RTSH Shkodra

Recent Posts

PD reagon ndaj deklaratës së kryekëshilltarit Luli – Irena Shala: Opozita nuk ka bojkotuar Shkodrën, ka mbrojtur vendimmarrjen

Kryetarja e grupit të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të PD-së, Irena Shala-Shestani, ka reaguar ndaj…

10 hours ago

Procesi për vdekjen e Maradonës/ Dëshmia e shefit të reparti të terapisë intensive: Luque s’lejoi mjekët të futeshin në dhomë!

Olivos ku Diego Maradona u operua për herë të fundit më 3 nëntor të  2020…

12 hours ago

PSD takime në Has – Kandidatët për deputetë: Vendlindja jonë do të ketë të ardhme më të mire

Nga Hasi, mes emocionesh, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, zhvilloi një komunikim të…

13 hours ago

Spahia takim me tregtarët e Rusit / Kandidati i PD- ASHM: Biznesi i vogël në faliment, rriten tarifat dhe taksat

Rritja e taksave dhe tarifave, pensionet e ulëta që nuk mbyllin as shërbimet bazike dhe…

13 hours ago

“Takim mes miqsh të vjetër” – Kandidati i PD- ASHM,  Ted Kopliku,  bashkëbisedim në një oborr shtëpie

I veçantë ishte takimi i radhës i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Ted Kopliku.…

13 hours ago

Vajzat e reja për veprim klimatik – Në “28 Nëntori” zbatohet projekti për një të ardhme të qëndrueshme

Nëpërmjet fuqizimit të vajzave dhe grave u zhvillua në gjimnazin “28 Nëntori” Shkodër faza finale…

13 hours ago