Ambasada kineze pako ushqimore për invalidët/Personat me aftësi të kufizuar kërkojnë të drejtat e mohuara
Prej vitesh të tëra, para/tetraplegjikët në vendin tonë përballen me sfida e vështirësi të shumta, të cilat nuk gjejnë zgjidhje prej kohësh. Ndër problematikat kryesore mbeten punësimi dhe integrimi në shoqëri i kësaj kategorie, pagat e pamjaftueshme e shumë probleme të tjera .
Invalidëve në qytetin e Shkodrës thonë se e vetmja ndihmë për këtë kategori është nga shoqatat .
Ndërsa ditën e sotme ambasadori i Kinës në vendin tonë mori iniciativën për t’ju gjendur pranë personave me aftësi ndryshe nëpërmjet ndihmave ushqimore.
Kryetari i shoqatës së para dhe tetra-plegjikeve, Sajmir Beqiri , falenderoi ambasadorin për mbështetjen .
Pavarësisht ligjeve që përkrahin personat me aftësi të kufizuar, institucionet përgjegjëse nuk e njohin zbatimin e ligjit. Një situatë kjo që vazhdon të dominojë prej vitesh në vendin tonë.