Ambasada shqiptare në Ankara dhe TEPAV konferencë mbi “100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Turqi”
Ambasada e Shqipërisë në Ankara, në bashkëpunim me Fondacionin Kërkimor të Politikave Ekonomike të Turqisë, kanë organizuar konferencën mbi ‘’100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Turqi”.
Në konferencë morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme turke, trupi diplomatik në Ankara, institucionet qendrore, si dhe akademikë dhe analistë të ndryshëm.
Ne fjalën e saj Ambasadorja Kadzadej, pasi ndali në një histori të shkurtër të marrëdhënieve tona, vijoi me përparimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve në kuadër të partneritetit strategjik-marrëdhëniet bilitarale midis dy vendeve tona si dhe bashkëpunimin në fusha te ndryshme.