Ambasada shqiptare në SHBA hap dyert për festat e nëntorit
![Ambasada shqiptare ne SHBA](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/11/Ambasada-shqiptare-ne-SHBA.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
Ambasada shqiptare ne SHBA
Në prag të festave të nëntorit, ambasada shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hapur dyert për të gjithë bashkëkombësit që jetojnë atje.
Kjo iniciativë është e para ndër ato që ambasada jonë do të organizojë me rastin e festave të nëntorit.
Të ftuar nga ambasadori Ervin Bushati ishin edhe përfaqësues të të gjitha shoqatave të shqiptarëve të SHBA-së.
“Gjenerata e shqiptarëve amerikanë këtu në SHBA të shohin dhe të njihen me njëri-tjetrin dhe me vlerat tona kombëtare. Ndaj vendosëm të kemi një ditë të hapur, një ‘open day next generation’ pikërisht që fëmijët, familjet të vijnë të vizitojnë ambientet e ambasadës sonë në Uashington. Festimet do të vazhdojnë deri më datë 28 Nëntor, që është Dita e Flamurit,” tha ambasadori Bushati.
Në këtë ditë të veçantë në ambasadën shqiptare nuk kishin si të mungonin edhe shqiptarët e Kosovës për të cilët festat e nëntorit janë po aq të rëndësishme.