Ambasadorët izraelitë dhe iranianë akuza gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së
I dërguari i Izraelit në OKB, Gilad Erdan , i ka kërkuar këshillit që “të vendosë të gjitha sanksionet e mundshme ndaj Iranit para se të jetë tepër vonë” dhe “të dënojë Iranin për terrorin e tyre”.
“As rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë më shumë luftë” tha António Guterres ne mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ndërsa u takua për të diskutuar sulmin iranian të së shtunës.
“Lindja e Mesme është në prag, populli i rajonit po përballet me një rrezik real të një konflikti shkatërrues në shkallë të plotë. Tani është koha për të qetësuar dhe de-përshkallëzuar”, u shpreh Guterres.
I dërguari i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani , u përgjigj duke thënë se republika islamike po ushtronte “të drejtën e saj të natyrshme për vetëmbrojtje” dhe “nuk kishte zgjidhje” përveçse të vepronte.
Ai këmbënguli se vendi i tij “nuk kërkon përshkallëzim apo luftë”, por do t’i përgjigjet çdo “kërcënimi apo agresioni”.
Irani nisi sulmin e tij të parë të drejtpërdrejtë në territorin izraelit, si hakmarrje për një sulm ajror vdekjeprurës të fajësuar gjerësisht në Izrael që shkatërroi ndërtesën konsullore të Teheranit në kryeqytetin e Sirisë në prill citon The Guardian.