Lajme

Ambasadori Bergner: Hapja e grupkapitullit të parë, hap i rëndësishëm për Shqipërinë në BE

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, reagoi të martën me rastin e çeljes së Konferencës Ndërqeveritare dhe të hapjes së grupkapitullit të parë të bisedimeve në procesin e anëtarësimit në BE.

Ai theksoi se, hapja e grup-kapitullit të parë është një hap i rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Urimet e mia të përzemërta për Shqipërinë. Ky hap është rezultat i përpjekjeve shumëvjeçare të Shqipërisë para së gjithash në kuadër të reformës në drejtësi, konsolidimit të shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit”, u shpreh Bergner.

Është merita e të gjithë qytetarëve shqiptarë, që megjithë vonesat dhe sfidat kanë qëndruar në vizionin e tyre për një Shqipëri demokratike dhe moderne si pjesë e Bashkimit Evropian”, nënvizoi ai.

Për Gjermaninë është e qartë: Shqipëria dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e familjes evropiane, vendi i tyre është në BE. Procesi drejt këtij qëllimi bazohet në rezultate dhe do të kërkojë edhe në të ardhmen reforma pjesërisht të vështira”, tha Bergner.

Në këtë kontekst, shtoi ai, “nevojitet kontributi konstruktiv i të gjitha forcave politike të vendit, çka është njëkohësisht edhe ajo që mund të presin qytetarët e këtij vendi. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë me të gjithë forcën e saj në rrugën drejt BE-së dhe reformat e nevojshme”.

Sipas ATSH

RTSH Shkodra

Recent Posts

Mbyllet faza e rregullt e kampionatit të vajzave, vendosen katër ekipet që do të luajnë në ‘Final 4’

Java e 18-të, dhe njëkohësisht e fundit e kampionatit të rregullt në futbollin e vajzave,…

6 hours ago

PS mbyll fushatën në Shkodër  /  Rama- demokratëve: Me 11 maj minimumi dëgjoni Pavarotin, ose votoni PS

Me një takim të organizuar në sheshin para Bashkisë së Shkodrës, Partia Socialiste ka mbyllur…

7 hours ago

Kopliku: Shkodrës do t’i rikthehet madhështia / Kandidati i PD- ASHM  takim përmbyllës me banorët e rajonit nr. 1 në qytet

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike,  Ted Kopliku,  zhvilloi takimin përmbyllës me banorë të Rajonit…

7 hours ago

Spahia: Qeveri- simbol i krimit / Kandidati i PD- ASHM: Me 11 maj ta ndëshkojmë me votë

Në Berdicë, ashtu si në të gjithë qarkun Shkodër, politikat diskriminuese të qeverisë Rama për…

7 hours ago

Sterkaj: Do të jem zëri juaj – Ekipi i kandidatëve të PS-së takim në Velipojë

Ekipi i kandidatëve të PS për qarkun Shkodër , sëbashku me drejtuesin politik, Benet Beci…

7 hours ago

Boçi: Rama është i pashpresë / Drejtuesi politik i PD- së: Po kërkon edhe njëherë t’i imponohet Shkodrës

Rama po kërkon dhe njëherë tjetër  t’i imponohet Shkodrës dhe ta gjunjëzojë atë me urrejtjen…

7 hours ago