Ambasadori britanik: Llogaria dhe transparenca, prioritet kyç. Nevojë urgjente fuqizimi i institucioneve të pavarura

Ambasadori britanik Nick Abbott në takimin me kryetaren e Kuvendit dhe drejtuesit e institucioneve të pavarura theksoi nevojën për ndjekjen e rekomandimeve të brendshme me qëllim përmirësimin e qeverisjes.

Abbott vuti theksin gjithashtu te fuqizimi i institucioneve të pavarura si një aspekt kyç për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Institucionet e pavarura duhet të shohin në përmirësimin e reformave dhe praktikave për qartësoi dhe ndikim më të madh.

Theksojmë nevojën për të ndjekur rekomandimet e brendshme për të përmirësuar qeverisjen fuqizimin e institucioneve të pavarura aspekt kyç i Shqipërisë për reformat e vazhdueshme në harmoni me kërkesat e BE që do ju çojnë drejt hyrjes në BE”, u shpreh ambasadori britanik.

Abbott deklaroi më tej se ka nevojë për një bashkëpunim më të fuqishëm mes institucioneve të pavarura dhe Parlamentit.

Kam tre pika kyçe për të theksuar: roli i Parlamentit në qeveri; ka nevojë për llogaridhënie dhe transparencë.

Një rol kyç ka rëndësi për institucionet e pavarura në vetvete. Ju inkurajojmë për ta parë si mundësi për  të ushtruar autoritetin tuaj duke inkurajuar të gjithëve për të miratuar dhe ngritur zërin në reformat mbështetëse në rrugën tuaj. Ka nevojë për bashkëpunim të fuqishëm mes institucioneve të pavarura dhe parlamentit për të siguruar balancën dhe efikasitetit në qeverisje”, theksoi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.