Ambasadori britanik në Shkodër, Smith konfirmoi marrëdhëniet e mira, ndërsa fokusin e vendosi tek të rinjtë
Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith ishte në Shkodër, ku mori pjesë në një aktivitet të organizuar për Festën Britanike të Çajit.
Në fjalimin e tij, Smith konfirmoi marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Britanisë, ndërsa fokusin e vendosi edhe tek të rinjtë.
Ambasadori renditi mbështetjen që ka dhënë Britania për vendin tonë, ndërsa tha se shumë të rinj mendonin se mundësia e vetme dhe më e mirë ishte të linin Shqipërinë. Por, sipas tij, ky mendim ka ndryshuar duke shtuar lidhjet dhe partneritet mes dy vendeve dhe duke oftuar më shumë mundësi për të rinjtë
Të pranishëm në këtë takim kanë qenë edhe autoritete qendrore e vendore, të cilët vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.