Ambasadori Bushati pritet në një takim nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken
Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, u prit në një takim nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Gjatë këtij takimi, Bushati u shpreh se partneriteti mes dy vendeve është sot më i fortë se kurrë. Ai u shpreh se pritja me Sekretarin e Shtetit Blinken ishte familjare dhe shumë miqësore.
Ambasadori Bushati u shpreh krenar për mesazhin e Sekretarit të Shtetit, sipas të cilit “në një vit me sfida kaq të mëdha, miqësia e Shqipërisë ka qenë një mbështetje e vyer për SHBA. Roli i qeverisë dhe Kryeministrit Rama në përballimin e sfidave ndërkombëtare flet qartë për partneritetin e ngushtë mes dy vendeve tona”.
“Parteneriteti ynë sot më i fortë se kurrë. Një pritje familjare dhe shumë miqësore me Blinken. Krenar për mesazhin e Sekretarit të Shtetit, sipas të cilit“: Në një vit me sfida kaq të mëdha, miqësia e Shqipërisë ka qënë një mbështetje e vyer për SHBA”. Roli i qeverisë dhe Kryeministrit Rama në përballimin e sfidave ndërkombëtare flet qartë për partneritetin e ngushtë mes dy vendeve tona. Në emër të KM Rama e ftova Sekretarin e DASH në Shqipëri në 2024.”, shkruan Bushati në rrjetin social Facebook.